Sanchez nënshkruan me Aston Villan

Carlos Sanchez është përforcimi më i ri i Aston Villas. Mesfushori kolumbian ka nënshkruar për katër vjet dhe shpreson ta japë më të mirën për ekipin e ri.

Sport

15/08/2014 21:51

Aston Villa e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Carlos Sanchez nga Elche, me një marrëveshje katërvjeçare.

Përfaqësuesi kolumbian i bashkohet ekipit të Paul Lambert para ndeshjes së parë të sezonit të ri që ekipi nga Birminghami do ta zhvillojë me Stoke Cityn.

28 vjeçari mezi pret ta nis eksperiencën angleze, ku do t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, sulmuesit Juan Pablo Angel.

“Jam i lumtur që jam këtu, është diçka që e kam ëndërruar dhe është mjaft e rëndësishme për mua të jem këtu në Aston Villa, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, ka thënë futbollisti për uebfaqen zyrtare të klubit.