Sanchez – Mkhitaryan, ky është lajmi i fundit

Dy lojtarët pritet të zyrtarizohen te skuadrat e reja brenda ditëve në vijim.

Sport

21/01/2018 09:49

Është arritur marrëveshja përfundimtare mes Henrikh Mkhitaryan dhe Arsenalit.

Futbollisti është pajtuar për të nënshkruar me “Gunners”, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo e ka zhbllokuar zyrtarizimin e Alexis Sanchez te Manchester United.

Dy lojtarët pritet të zyrtarizohen te skuadrat e reja brenda ditëve në vijim. /Lajmi.net/