Sanchez – Man Utd, problem serioz

Alexis Sanchez ka shfaqur formë të dobët gjatë këtij sezoni te skuadra e "Red Devils".

Sport

25/09/2018 12:49

Alexis Sanchez duket i humbur në Man Utd.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi kilian ka telashe të mëdha te skuadra nga Old Trafford.

Sanchez ka shfaqur formë të dobët gjatë këtij sezoni te skuadra e “Red Devils”, përcjell “lajmi.net”.

Sanchez ka zgjuar kritika nga tifozët pas barazimit 1:1 ndaj Wolves në fundjavën e shkuar.

Kurse, edhe mediat angleze kanë raportuar për problemet e tij të ambientimit të plotë te skuadra e re. /Lajmi.net/