Sanchez ka marrë vendimin e fundit për të ardhmen e tij
Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Manchester United.
Sport
E ardhmja e sulmuesit kilian, Alexis Sanchez, duket larg ‘Old Trafford’.
‘Mirror’ shkruan se Sanchez është më i vendosur se kurrë për t’u larguar nga Manchester United, pas lënies në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.
29 vjeçari ka ndjekur nga bankina fitoren e vështirë të United në Ligën e Kampionëve ndaj zviceranëve të Young Boys.
Kjo situatë ka shtyrë ish yllin e Arsenalit të mos e shoh veten te United nën drejtimin e Mourinhos, dhe shpreson për një lëvizje të PSG sa më parë që është e mundur./Lajmi.net/