Sanchez, heroi i Barcelonës

Alexis Sanchez shënoi thellë në minutat shtesë për fitoren e Barcelonës ndaj Sevillas me rezultat 3-2 në Nou Camp. Gjiganti katalan rrezikoi seriozisht të humb bilancin pozitiv në këtë nismë të sezonit në La Liga por sulmuesi kilian u bë hero duke siguruar që pikët e plota të mbeten te skuadra vendase. Në fakt, Barcelona…

Sport

14/09/2013 21:02

Alexis Sanchez shënoi thellë në minutat shtesë për fitoren e Barcelonës ndaj Sevillas me rezultat 3-2 në Nou Camp.

Gjiganti katalan rrezikoi seriozisht të humb bilancin pozitiv në këtë nismë të sezonit në La Liga por sulmuesi kilian u bë hero duke siguruar që pikët e plota të mbeten te skuadra vendase.

Në fakt, Barcelona ishte e sigurt në rrugë drejt fitores kur udhëhiqte me epërsi prej dy golave deri në minutën e 88-të pas shënimeve nga Daniel Alves dhe Lionel Messi.

Mirëpo, Sevilla shokoi katalanët duke barazuar rezultatin brenda dy minutave të fundit të kohës së rregullt nëpërmjet Ivan Rakitic dhe Coke.

Kurse, kur mendohej se Barcelona do të bëjë një hap të gabuar, të parin këtë stinor në La Ligë, Sanchez shënoi në minutën e 93-të për fitoren e mundimshme, por shumë të madhe të gjigantit katalan që tani së bashku me Atletico Madridin ka bilanc pozitiv prej katër fitoreve nga po aq ndeshje.