Sanchez – Chelsea, Conte zbulon gjithçka

Antonio Conte ka pranuar se ka admirim të madh për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, por ka përgënjeshtruar gjitha spekulimet që e lidhin kilianin me një kalim te Chelsea.

Sport

12/01/2018 16:24

Sanchez është emri më i përfolur i këtij afati kalimtar të janarit, dhe mundësitë e tij për t’u larguar nga Arsenali, janë shumë të mëdha.

Manchester United e Manchester City shihen si skuadra favorite në garën për Sanchez, e së fundi ka pasur zëra që në garë është përfshirë edhe Chelsea.

Një pretendim të tillë, e ka hedhur poshtë sot trajneri i kësaj skuadre në konferencën për shtyp.

“Ai është një lojtar i madh, e njoh që nga koha kur drejtoja Juventusin, ne e kërkuam nga Udinese por ai shkoi të Barcelona”, ka deklaruar Conte.

“Sanchez e dinë sa shumë e admiroj, por me të nuk kemi pasur kontakte”, ka shtuar trajneri i Chelsea./Lajmi.net/