Sanches ‘tradhton’ Milanin, zgjedh klubin e ri (FOTO)

Milan mund të mbetet pa e transferuar mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches.

Sport

28/07/2017 08:57

Chelsea ka bërë ofertë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches.

Reprezentuesi portugez së fundmi spekulohej me transferim në Milan.

Por, “Daily Express” raporton se “Blues” kanë hyrë në garë për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Sanches dëshiron të largohet nga Bayern Munich ku nuk zë vend në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/