San Antonio rikthen epërsinë

San Antonio Spurs fitoi si mysafir i Miami Heat me rezultat 111-92, dhe doli sërish në avantazh, 2-1, në serinë finale në NBA. Kawhi Leonard ishte realizatori më i mirë në triumfin e Spurs me 29 pikë.

Sport

11/06/2014 09:35

Kawhi Leonard realizoi 29 pikë derisa San Antonio Spurs vendosi rekord të finaleve me 75.8 për qind të saktësisë së gjuajtjeve nga loja në pjesën e parë, në fitoren me rezultat 111-92 ndaj Miami Heat që i kaloi në epërsi 2-1 në finalen e madhe në NBA.

Spurs realizuan 19 nga 21 gjuajtjet e para duke mposhtur përqindjen e gjuajtjeve të vendosur nga Orlando Magic kundër Los Angeles Lakers në finalen e edicionit 2009.

“Nuk mendoj se kurrë më do të qëllojmë 76 për qind të gjuajtjeve në pjesën e parë”, deklaroi trajneri i Spurs, Gregg Popovich.

LeBron James dhe Dwayne Wade ishin basketbollistët më të dalluar te Heat me 22 pikë. Heat do të jetë nikoqir i ndeshjes së katërt.