San Antonio në epërsi ndaj Miamit

San Antonio Spurs i udhëhequr nga qendra Tim Duncan, mposhti Miami Heat me rezultat 110:95 në ndeshjen e parë finale në NBA.

Sport

06/06/2014 09:08

Tim Duncan realizoi 21 pikë dhe 10 kërcime derisa San Antonio Spurs mposhti Miami Heat me rezultat 110:95 në ndeshjen e parë finale në NBA.

Me probleme të kondicionerit të ajrit që e shndërruan palestrën në një saunë, LeBron James vuajti dhe nuk e përfundoi ndeshjen derisa Spurs krijuan epërsi në përsëritjen e parë të finales nga viti 1998.

Manu Ginobili shënoi 16 pikë dhe bëri 11 asistime ndërsa Tony Parket shtoi 19 pikë dhe tetë asistime për Spurs.

James ishte basketbollisti më i dalluar te Heat me 25 pikë, por luajti vetëm 33 minuta ndërsa Miami u shkel nga Spurs në çerekun e katërt me rezultat 36:17.

Dwayne Wade e përfundoi ndeshjen me 19 pikë ndërsa Chris Bosh shtoi 18 për Heat.