Samuel Zbogar uron Majlinda Kelmendin

Edhe përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e jashtëzakonshme të saj në “Rio 2016”.

Lajme

08/08/2016 12:29

Suksesi i historik i Majlinda Kelmendit, gjithashtu ka ngjallur interesimin e pothuajse gjitha mediave botërore.

Ndërsa një tjetër urim erdhi edhe nga ana e Zbogar, i cili në postimin e tij në Facebook ka uruar Majlindën për medalje ari dhe ka thënë se është i lumtur për  Majlinda Kelmendin e gjithashtu edhe për Kosovën.

“Urime Majlinda për medaljen e artë. Jam shumë i lumtur për të dhe për Kosovën. Respekt! Urime”, ka shkruar ai. /lajmi.net