Samsung zhgënjehet me Galaxy S6

Gjiganti teknologjik i Koresë së Jugut, Samsung Electronics njoftoi të martën se ka arritur shitje të dobëta të modeleve të reja të celularëve – më të dobëta se sa pritej nga të ardhurat e tremujorit të dytë.

Auto & Tek

07/07/2015 11:49

Raportime të shumta sugjerojnë se Samsung, që është në një rrugë graduale të rimëkëmbjes, do të luftojë për të rritur shitjet në muajt në vazhdim, pasi që ato kanë rënë dukshëm.

Fitimet operative për tremujorin e dytë ranë për 4% prej vitit të kaluar, transmeton Lajmi.net.

“Nuk ka rëndësi se sa konkurrues jeni në qoftë se kërkesa e përgjithshme është e dobët,” tha analisti i investimeve Greg Roh.

“Të ardhurat e tremujorit të tretë ishin të ngjashme me ato të tremujorit të dytë. Të ardhurat për tremujorin e ardhshëm do të bien për 8%, çdo vit,” thotë ai.

Kompania nuk dha hollësi të tjera në lidhje me këtë, dhe pritet që t’i raportojë rezultatet e plota në fund të korrikut. Por, momentalisht, kompania është shumë e zhgënjyer me këto rënie.