Samsung zbulon TV-në e lakuar UHD me ngjyrë ari

Samsung ka krijuar një pajisje luksoze, një TV UHD 78 inç me një ngjyrë prej ari të pikturuar mbrapa.

Auto & Tek

15/11/2014 21:43

Produkti ekstravagant, ka një kauzë fisnike: Samsung bashkëpunoi me Christie për ta futur në ankand pajisjen unike, me të ardhurat nga shitja që do të shkojnë për Orbis International, një OJQ që ka për qëllim të ndalojë dhe trajtojë verbërinë.

Kompania e krijoi pajisjen TV në bashkëpunim me artistin Sung Yong Hong, i cili përdori një teknikë koreane të llakut për pikturim të quajtur Ottchil, në mënyrë që të aplikojë vizionin e tij prapa pajisjes, transmeton Lajmi.net.

Samsung nuk tregoi më shumë detaje për pajisjen, por duket se – përveç se një pamje të jashtme prej ari – kjo pajisje është një TV 78 inç UHD.

Televizioni do të shfaqet në Hong Kong gjatë një ekspozite, duke filluar nga 20 nëntori.