Samsung urdhërohet t’i paguajë Apples 120 milionë dollarë dëmshpërblim

Juria amerikane ka urdhëruar Samsung-un që t’i paguaj Apple-së një shumë prej 120 milionë dollarëve për shkelje të patentës së celularit të mençur, shumë më pak para se që Apple kishte kërkuar dhe se që kishte humbur nga “kopjimi” i patentës nga Samsung.

Auto & Tek

03/05/2014 18:38

Gjatë gjykimit në gjykatën federale amerikane në San Jose, Kaliforni, Apple akuzoi Samsung për shkelje të patentës në tiparet e celularëve, duke përfshirë kërkimin universal. Samsung kishte mohuar këto akuza. Të premten, juria gjet se krijuesi i Koresë së Jugut të celularëve kishte shkelur dy patenta të Apple.

Apple dhe Samsung kanë pasur seanca nëpër gjykata tashmë tre vite rresht. Juria i kishte dhënë kompanisë Apple rreth 930 milionë dollarë pas një gjykimi në San Jose në vitin 2012, dhe Apple nuk kishte arritur të bindë gjykatësin e qarkut Lucy Koh për të nxjerrë një vendim gjyqësor të përhershëm kundër shitjes së celularëve Nokia në SHBA.

Disa kritikë thonë se Apple është duke u përpjekur që të dëmtojë Samsung dhe të zvogëloj rritjen e shitjeve të celularëve Android, sistem ky nga Google. Samsung ka qenë deri tani adoptuesi më i madh i këtij sistemi operativ për celularët e tij.

“Ky vendim është më i miri që ka mundur të nxirret edhe pse është vështirë të thuhet se Apple ka fituar. Kjo shumë është shumë më pak se 10% që ka kërkuar Apple, dhe ndoshta është më e vogël se sa shpenzimet që Apple i ka pasur në proceset gjyqësore për këtë rast”, tha Brian Love, asistent juridik nga Universiteti Santa Clara.

Gjatë gjykimit, Samsung tha se Apple e kishte ekzagjeruar shumë rëndësinë e pantentës së karakteristikave të iPhone; Apple tha se Samsung nuk do të mund të konkurronte në treg të celularëve pa kopjuar produktet e Apple.

Në gjykimin në San Jose, juria gjeti se Samsung kishte shkelur dy patenta të Apple. Gjykatësi kishte vendosur para se Apple të dilte edhe me patentën e tretë të shkelur nga Samsung. Juria gjeti se edhe Apple kishte shkelur një prej patentëve të Samsung.

Samsung, që pretendonte se Apple i kishte bërë dëm 6 milionë dollarë, gjykata i dha vetëm 158,000 dollarë si dëmshpërblim.

Google nuk ishte përfshirë në gjykim, por në gjyq Samsung vuri në dukje se disa nga karakteristikat e Apple ishin shpikur në fakt nga vetë Google, dhe ju bëri thirrje drejtuesve të Google që të dëshmojnë këtë në emër të tij.

Pas vendimit, avokatët e Apple argumentuan se juria kishte bërë një gabim teknik në dhënien e dëmshpërblimit për patentën e Apple të kopjuar nga Samsung, dhe urdhëroi që gjykimi të kthehet të hënën për të zgjidhur këtë çështje, e cila mund të rrisë çmimin e dëmeve të Apple në disa qindra mijëra dollarë.