Samsung rikthen mikro-kartën SD në Galaxy S7

Duket se Samsung do ta rikthejë mikro-kartën SD, të cilën e hoqi nga S6.

Auto & Tek

23/11/2015 19:06

Burime italiane nga blogu i Samsungut HDBlog.it duket se e vërteton këtë. Ata pretendojnë se gjigandi teknologjik do të rikthejë mikro-kartën SD në modelin e ardhshëm S7, të cilën e hoqi nga S6.

Largimi i kartës SD nga S6 nuk ishte pritur mirë nga përdoruesit e Galaxy. Ky veprim kishte krijuar një pakënaqësi tek përdoruesit, të cilët preferonin të kishin memorie të zgjeruar në celularët e tyre, transmeton lajmi.net.

Por, pas shumë ankesave që ende vazhdojnë, Samsung pritet që të reflektojë dhe të mos i lejojë këta përdorues të zhgënjyer që të kalojnë në Apple, duke e rikthyer kështu mundësinë e kartës SD në modelin e ardhshëm S7. (lajmi.net)