Samsung prezanton Galaxy Note Edge

Samsung ka prezantuar telefonin e saj më të ri me ekran të lakuar, Galaxy Note Edge, i cili tani është në dispozicion në vendin e origjinës së Samsung-ut, në Korenë e Jugut. Mësohet se pajisja do të jetë në dispozicion përmes SK Telecom dhe KT.

Auto & Tek

31/10/2014 09:25

Ky telefon vjen në dy ngjyra, e zezë dhe e bardhë, dhe kushton 1,016 dollarë.

Samsung do të nxjerrë këtë telefon vetëm në disa tregje dhe do ta ofrojë atë në numër të limituar, ndoshta mund të shiten vetëm 1 milion njësi deri nga fundi i vitit 2014.

Samsung Galaxy Edge fuqizohet nga procesori Snapdragon 805 me kartën grafike Adreno 420 GPU dhe 3GB RAM. Bateria është me kapacitet 3,000 mAh ndërsa ekrani është 5.6 inç. Ndryshe nga Note 4, ky telefon inteligjent ka ekran të lakuar tek anësoret.

Note Edge vjen gjithashtu me kamerën ballore 3,7 megapikselë për selfie dhe video thirrje, dhe atë të pasmen me 16 megapikselë me një sërë karakteristikash të përparuara, si dhe sistemin operativ Android, 4.4. Kitkat.

/krokodili.al