Samsung prezanton celularin inteligjent Galaxy Alpha

Samsung prezantoi telefonin inteligjent të cilësisë së lartë, Galaxy Alpha, disa javë para prezantimit të Galaxy Note 4.

Auto & Tek

14/08/2014 22:23

Pajisja premium ka një kornizë metalike në të dy anët, ngjashëm me Galaxy S5. Ai është vetëm 6.7 mm i hollë dhe peshon 115 gramë. Dimensionet e tjera janë 132.4 x 65.5, të ngjashme me ata të Galaxy S5 mini.

Pajisja Alpha përmban një ekran të madh, 4.7 inç Super AMOLED me rezolucion 720 pikselë. Ai fuqizohet nga procesori Exynos 5 Octa ma katër bërthama Cortex-A15 me shpejtësi 1.8GHz, dhe katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.3GHz. Ka edhe 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Ky telefon do të operojë me sistemin Android 4.4.4 KitKat me ndërfaqen TouchWiz si dhe veçoritë S Health dhe modalitetin Ultra-low. Telefoni do të ketë një lexues gishtërinjsh, një sensor për matjen e rrahjeve të zemrës, dhe do të mund të lidhet me orët inteligjente Samsung Gear. Kamera kryesore është 12 megapikselë, si dhe ka edhe një kamera për të bërë selfie që është 2.1 megapikselë.

Sa i përket lidhjes, Samsung Galaxy Alpha ofron lidhjen LTE Cat. 6, dual-band Wi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0. Dhe e gjitha kjo do të fuqizohet nga bateria me kapacitet 1,860mAh. Ky telefon vjen me disa ngjyra të ndryshme si: e bardhë, e zezë, ngjyrë ari, argjendi dhe blu.

Telefoni do të dalë në 15 shtete në muajin shtator. Në Rusi ky telefon do të kushtojë 690 dollarë ose 515 euro, megjithatë duhet të themi se çmimet e telefonave në Rusi janë zakonisht më të larta se në të gjitha vendet e botës.