Samsung përditëson “Galaxy S7” me versionin e fundit të “Android”

Kompania e telefonave “Samsung” së fundmi ka njoftuar edhe përditësimin e telefonave më të rinj dhe orëve të mençura me versionin më të fundit të sistemit të operimit, “Android 7.0”.

Auto & Tek

19/01/2017 20:26

Versioni i ri i “Android”, do të ketë ndryshime thelbësore në performancë dhe në dizajnin e përdoruesit. Tashmë me këtë përditësim, përdoruesit e “Galaxy S7” dhe “S7 Edge”, do të kenë akses më të thjeshtë në “Quick Panel”, dhe në “Direct Reply”, të cilat ofrojnë lehtësi në sektorin e njoftimeve. Po ashtu edhe ndërfaqet janë përditësuar dhe kanë rritur performancën dhe shpejtësinë.

Versioni i ri “Android 7.0”, ofron edhe mundësinë për të kontrolluar më thjeshtë baterinë, performancën dhe lojërat.