Samsung nxjerr në shitje edhe një tablet (FOTO)

Është nxjerrë në shitje Samsung Galaxy Tab A (2017).

Auto & Tek

11/09/2017 00:47

Tableti i ri i Samsungut vjen me ekran 8-inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë dhe procesor 1.4 GHz SoC me katër bërthama.

Gjithashtu, vjen me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 5,000 mAh.

Galaxy Tab A (2017) peshon 364 gramë dhe ka këto dimensione: 212.1 x 124.1 x 8.9 mm. Po ashtu, tableti i ri punon me sistemin operativ Android 7.1 Nougat.

Tableti Galaxy Tab A (2017) është lansuar në Vietnam dhe çmimi i tij është rreth 285 dollarë. Ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.