Samsung njofton për lansimin e Galaxy Ace Style këtë muaj

Galaxy Ace Style i ri përmbanë një ekran 4-inç WVGA TFT LCD, i cili është i punuar në dizajnin e fundit të Android – 4.4 KitKat. Celulari gjithashtu merr disa veçori siç është prekja intuite e përdoruesit e njohur si TouchWiz Essence. Celulari Ace Style është i fuqizuar me një procesor 1.2 GHz dual core,…

Auto & Tek

08/04/2014 19:10

Galaxy Ace Style i ri përmbanë një ekran 4-inç WVGA TFT LCD, i cili është i punuar në dizajnin e fundit të Android – 4.4 KitKat. Celulari gjithashtu merr disa veçori siç është prekja intuite e përdoruesit e njohur si TouchWiz Essence.

Celulari Ace Style është i fuqizuar me një procesor 1.2 GHz dual core, i shoqëruar me 512MB RAM.

Detaje të tjera sa i përket fuqisë së celularit nuk janë zbuluar ende, por për të ruajtur të dhënat celulari është pajisur me një hapsirë prej 4GB memorie të brendshme dhe kapacitet të magazinimit me SD kartë deri në 32GB.

Galaxy Ace vjen i pajisur me një kamerë 5-megapiksell prapa dhe një kamerë VGA para. Ajo gjithashtu merr një funksion “Preview” që mundëson edhe fotografia edhe video të bëhen në HD të plotë.

Celulari do të futet në shitje këtë muaj.