Samsung lëshon përditësimin e sigurisë tek telefonat tij të fundit

Samsung ka filluar të lëshoj një përditësim sigurie të muajit Shkurt tek të gjithë flagshipët e tij të fundit.

Auto & Tek

01/03/2016 00:12

Ky përditësim fillimisht po arrin pajisjet e zhbllokuara në shumicën e tregjeve, dhe do të jetë në dizpozicion së shpejti dhe tek ata pajisje që janë me kontraktë.

Përditësimi është në dispozicion për Galaxy S5, Galaxy S6, Galaxy S6 edge, Galaxy S6 edge +, Galaxy Note 4 dhe Galaxy Note 5, dhe aktualisht ky përditësim është lëshuar në tregjet e gjithë Azisë, Australisë, Evropës, dhe Amerikës.

Ky është i njëjti përditësim sigurie që lëshoi Google tek smarphonet e tij Nexus në fillim të muajit. Ky përditësim rregullon 10 defekte sigurie dhe shtatë dobësi të mëdha.

Gjithashtu ka edhe një patch dedikuar driverave të Qualcomm Wi-Fi dhe riparime për disa gabime kritike që lejonin aksesin në pajisje thjesht duke dërguar një teskt mesazh./lajmi.net