Samsung lanson modelin e ri Galaxy S5

Samsung dëshmoi se ka ende çka të shfaq nga linja e prodhimit të telefonave. Galaxy S5 është i qëndrueshëm ndaj motit dhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Ekrani mund të përshtatet me parametrat ekstreme, të ndritshme dhe të zbehta. Galaxy S5 ka një senzor që mat të rrahurat e zemrës vazhdimisht, si dhe një lexues…

Auto & Tek

25/02/2014 12:41

Samsung dëshmoi se ka ende çka të shfaq nga linja e prodhimit të telefonave. Galaxy S5 është i qëndrueshëm ndaj motit dhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Ekrani mund të përshtatet me parametrat ekstreme, të ndritshme dhe të zbehta. Galaxy S5 ka një senzor që mat të rrahurat e zemrës vazhdimisht, si dhe një lexues të gishtërinjve tek butoni ‘Home’.

Krahasuar me modelin e vitit të kaluar, S5 ka një ekran më të madh 5.1 inç, procesor më të shpejtë (2Ghz), dhe një bateri më të madhe.

Por, asnjë nga këto nuk paraqesin përmirësime dramatike. Ekrani është vetëm 2% më i madh, ndërsa procesori vetëm 5% më i shpejtë, kurse bateria 8% më e madhe se në Galaxy S4.

Një përmirësim më i dukshëm është kamera, që tani i ka 16 Megapixel, nga 13 që i kishte një vit më parë. Ajo mund të kapë video ultra high definition dhe është shumë e shpejtë, duke bërë fotografi në 1/3 e sekondës.

Galaxy S5 është pak më i rëndë, dhe më i madh se paraardhësi i tij. Ndoshta funksioni më i dobishëm i këtij modeli është rregullatori automatik i ekranit, bazuar në mjedisin e jashtëm apo të brendshëm.

Kjo nuk përfshin vetëm ndriçimin në ekran, sikur gjithë telefonat tjerë. Galaxy S5 do të ndryshojë edhe ngjyrat dhe kontrastin, duke ofruar një pamje të lexueshme edhe në rrezet direkte të diellit. Samsung S5 del në shitjë në muajin Prill.