Samsung lanson Galaxy S5 super të shpejtë në Korea

Samsung ka lansuar një variant të përmirësuar të modelit të tij Galaxy S5, në dyqanin e tij në Korea. 

Auto & Tek

19/06/2014 01:26

Samsung Galaxy S5 LTE-A, ka një ekran 5.1 inç me një rezolucion super të lartë QHD (2560×1550 piksel), duke u bërë kështu celulari me densitetin e pikselëve më të lartë.

Për krahasim, LG kohëve të fundit kishte lansuar modelin G3 i cili ka rezolucionin e njëjtë, por me një ekran më të madh, 5.5 inç, duke bërë një densitet efektiv të pikselëve 538 ppi.

Galaxy S5 i ri është gjithashtu i pari që përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 805. Së bashku me 3GB RAM, është në gjendje që të përmbajë lojëra të performancave të larta.

Pajisja ka mbështetje për protokolin e avancuar LTE, duke lejuar kështu që shpejtësia maksimale e shkarkimit në internet të arrijë në 225Mbps.

Përveç këtyre ndryshimeve, pjesa tjetër e Galaxy S5 LTE-A duket të jetë e njëjtë me origjinalin S5, duke përfshirë edhe kamerën 16 megapiksel dhe sistemin Android 4.4.

Tani për tani, Galaxy S5 LTE-A do të jetë në dispozicion për blerje vetëm për klientët në Korea.