Samsung ka gjetur një mënyrë për të rritur shpejtësinë e Wi-Fi

Samsung pretendohet se ka krijuar një teknologji të re për Wi-Fi, e cila do të sjellë shpejtësi më të madhe të tij.

Auto & Tek

13/10/2014 19:48

Kur është fjala për teknologjinë e Wi-Fi, bëhet fjalë për dy lloje të shpejtësisë së tyre: ajo teorike dhe kjo aktuale.

Falë elementeve të botës siç janë muret dhe pajisjet shtëpiake, shpejtësia maksimale e internetit që e shihni në kutinë e modemit tuaj kurrë nuk arrihet – të paktën deri tani, nëse kjo që ka zbuluar Samsung e arrinë atë, transmeton Lajmi.net.

Gjiganti teknologjik pretendohet se ka krijuar një teknologji 60GHz Wi-Fi, që do të lidhë boshllëkun në mes të shpejtësive teorike dhe aktuale të Wi-Fi.

Samsung thotë se teknologjia e tij për Wi-Fi do të hap dyer për transferimin e të dhënave me një shpejtësi deri në 4.6 gigabit për sekond, apo 575 megabajt për sekond, transmeton Lajmi.net.

Kjo do të ishte rreth pesë herë më shpejtë se mundësitë aktuale të teknologjisë së Wi-Fi në pajisjet elektronike, që e kanë mundësinë maksimale vetëm 108MB për sekond.

Kështu që për shembull, një film 1GB do të transferohej në pajisje në më pak se tre sekonda, dhe videot me rezolucion të lartë do të mund të transmetoheshin nga pajisjet mobile tek ato TV në kohë reale.

Mundësitë e kësaj teknologjie janë të mëdha, por prap se prap kualiteti i internetit në pajisjen tuaj varet nga operatori që u jep çasje në të.