Samsung Galaxy S7 Plus shfaqet në pamje 3D

Pak ditë më parë u publikuan imazhe 3D të dy telefonëve më të mirë të Samsung, Galaxy S7 dhe S7 Plus me ekran 5.1 inç dhe 6 inç respektivisht.

Auto & Tek

11/12/2015 14:08

Ndërsa sot një video e pamjeve 3D të telefonit ndërtuar nga OnLeaks në bashkëpunim me uSwitch është publikuar.

Video nuk tregon asjgë veç se një kopje e Galaxy S6-tës por që skajet duken më të harkuara. Në video fatkeqësisht nuk vihet re një portë microSD. Sipas videos Galaxy S7 Plus ka përmasa: 163.32 x 82.01 x 7.82 mm.

Një ndryshim estetik është butoni i kryesor dhe i vetëm i cili është më i gjërë. Kamera frontale është zhvendosur në skajin e djathtë lart.

South Korea Electrionis Times ka raportuar për një zyrtarizim të mundshëm të telefonit në Janar. Ndërsa tradicionalisht këto modele janë bërë publike pak ditë përpara ose gjatë evenimentit të Kongresit Mobil Botëror.

Me Galaxy S7-tën Samsung mund ti kthehet proçesorëve Qualcomm Snapdragon. (PCWorld Albanian)

YouTube player