Samsung Galaxy S6 premton një ndryshim të madh

Duket se ciklit të Galaxy S5 po i vjen fundi, duke lënë të kuptohet se Galaxy S6 do të jetë një ndryshim i madh në Samsung i cili tashmë ka filluar të ndërtohet.

Auto & Tek

05/11/2014 11:39

Është e pamundur t’i përmendësh celularët e rinj që po e godasin tregun pa ju referuar edhe Samsung Galaxy S5.

Celularët e Samsung tashmë janë bërë pothuajse një institucion. Por, sidoçoftë, kompania njoftoi se celularit Galaxy S5 po i vjen fundi, duke lënë të kuptohet se gjenerata e ardhshme S6 do të jetë një ndryshim i madh i cili tashmë veç se ka filluar të ndërtohet, transmeton Lajmi.net.

Njoftimi vjen përmes SamMobile që ka një informacion të besueshëm se emri i brendshëm për S6 është ‘Projekti Zero’. Kjo dallon shumë nga modelet e mëparshme të Galaxy.

“Burimet tona njoftojnë se Samsung është duke e krijuar gjeneratën e ardhshme të pajisjeve të tyre mobile Galaxy me një vizion krejtësisht të ri”, thotë SamMobile.

“Projekti Zero” sigurisht që e sugjeron këtë dhe ka një arsye për të mirë. Galaxy S5 – pavarësisht se mbetet një celularë i mirë – nuk ka qenë shumë i suksesshëm dhe Samsung është nën presion të madh pas rezultateve të mjerueshme financiare që ka arritur me këtë model.

Nëse ky do të jetë fundi i modeleve Galaxy ende nuk është e sigurt, pasi e tëra mbetet një spekulim i pastër, transmeton Lajmi.net.

Pas Samsung Galaxy S5 në Kore të Jugut një linjë e Note 4 u përmirësa, duke marrur një procesor Snapdragon 805 kështu që modeli i ri S6 do të mund të ndjekte të njëjtën rrugë, ose do të merrte një procesor të përshtatshëm prej 64-bit Snapdragon 810, deri në fillim të vitit 2015.