Samsung Galaxy S6 Edge vs iPhone 6 në testim të rënies

Samsung Galaxy S6 Edge dhe iPhone 6 janë për momentin celularët më të mirë në tregun e celularëve dhe kushdo që planifikon të blejë njërin nga këta celularë duhet ta shikojë një test të ri të këtyre celularëve.

Auto & Tek

07/04/2015 13:13

iPhone-ët gjithmonë kanë dështuar kur ka qenë fjala në pjesën harduerike përderisa plastika e Samsung i mbronte celularët nga rëniet e mëdha, por Galaxy S6 Edge siç duket është më ndryshe nga celularët e mëhershëm – gjë që i ka bërë njerëzit të jenë kurioz nëse celulari mund të përballojë rëniet në tokë si Galaxy S5.

Një test i rënies është shfaqur në YouTube që ndoshta nuk e cilëson se cili është më i mirë se tjetri por mund të ndikojë apo t’i ndihmojë njerëzit që të vendosin më mirë se cilin celularë ta blejnë, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund ta shikoni testimin e bërë: