Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy modele

Samsung është duke planifikuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në dizajn të celularit të ardhshëm, sipas një raporti të ri.

Auto & Tek

13/01/2015 12:28

Duke cituar “burime të afërta me planet e kompanisë”, Bussiness Insider raporton se Galaxy S6 do të vijë në dy modele: një me trup metalik dhe një me ekran të lakuar, ngjashëm me modelin Galaxy Note Edge.

Trupi metalik i celularit do të jetë një ndryshim i madh nga plastika e zakonshme që Samsung ka përdorur, edhe pse nuk është ende e qartë nëse pajisjet e reja do të jenë të gjitha nga metali apo do të jenë një përzierje mes metalit dhe plastikës, transmeton Lajmi.net.

Samsung do të zbulojë një orë të mençur të re me një ekran të rrumbullakët ngjashëm me Moto 360. Që të dy – celularët dhe ora – priten të zbulohen në Kongresin e ardhshëm Botëror të Celularëve në mars.