Samsung Galaxy S5 në janar?

Kërkesa për telefonat e mençur nga Samsung është në rënie që kur ka dalë në treg iPhone 5S dhe iPhone 5C. Pavarësisht shitjes së më shumë se 20 milionë aparateve në mbarë botën, Samsung ka huqur parashikimet për numrin e shitjes së Galaxy S4, por ka thyer rekord për të ardhurat totale. Samsung CEO Shin…

Auto & Tek

14/10/2013 16:22

Kërkesa për telefonat e mençur nga Samsung është në rënie që kur ka dalë në treg iPhone 5S dhe iPhone 5C. Pavarësisht shitjes së më shumë se 20 milionë aparateve në mbarë botën, Samsung ka huqur parashikimet për numrin e shitjes së Galaxy S4, por ka thyer rekord për të ardhurat totale.

Samsung CEO Shin Jong-Kyun premtoi që së shpejti kompania do të dalë me një produkt që do t’i konkurrojë telefonit të mençur nga Apple, Iphone 5S.

Samsung Galaxy S5 do të ketë kamerë më të mirë se S4 me 16 megapixel dhe sipas thashethëmeve procesori i ri Samsung Exynos do të zëvendësojë atë të vjetrin Qualcomm Snapdragon që është në Galaxy S4. Ky procesor thuhet se është 8 bërthamësh në krahasim me atë 4 bërthamësh nga Snapdragon.

Gjithashtu mendohet se Samsung në modelin e ri S5 do të vendosë edhe mbështjellësin nga metali për shkak të blerësve të cilët modelet me mbështjellës nga plastika po i shohin më shumë si telefona ekonomik buxhetor.

Dihet se kompania Samsung është furnizuesi kryesor i Apple për procesorët A7 dhe për disa çipa të tjerë që shfrytëzohen nga Apple në iPhone, iPad dhe iPod dhe në këtë fushë vetëm Samsung mund t’i bëjë konkurrencë serioze kompanisë Apple.