Samsung Galaxy S5 del në shitje

Galaxy S5, i njëjtë me paraardhësit e tij të njohur, vjen me disa karakteristika të reja. Këto karakteristika të reja përfshinë lexuesin e gjurmëve të gishtrinjëve, që i jep mundësi përdoruesve ta hapin celularin duke prekur me gishtrinjë mbi ekranin e paisjes. Tipar tjetër i veçantë i ri është edhe sensori për normat e zemrës,…

Auto & Tek

11/04/2014 14:50

Galaxy S5, i njëjtë me paraardhësit e tij të njohur, vjen me disa karakteristika të reja. Këto karakteristika të reja përfshinë lexuesin e gjurmëve të gishtrinjëve, që i jep mundësi përdoruesve ta hapin celularin duke prekur me gishtrinjë mbi ekranin e paisjes.

Tipar tjetër i veçantë i ri është edhe sensori për normat e zemrës, që gjendet nën kamerën e pasme, që lidhet me shërbimet e Samsung të fitnesit dhe të funksionalitetit të shëndetit. Ashtu si lexuesi i gjurmëve të gishtrinjëve, S5 është krejtësisht me karakteristika të tjera që rivalët e tij nuk i kanë.

Në anën specifike të gjërave, Galaxy S5 vjen me një ekran 5.1 inç, me rezolucion tani standard të 1080 me 1920 piksel, me procesor 2.5 GHz quad-core 801 me 2GB të memories RAM, bateri 2,800 mAh, 16 GB ose 32 GB të hapësirës internte të ruajtjes së të dhënave me mbështetje për micro kartë deri në 64 GB madhësi.

Kamera prapa paisjes është 16 mp me 1080p të video incizimit, kurse ajo para është 2.1 mp me 1080p të video incizimit, lidhje 4G LTE (150 Mbps shkarkim, 50 Mbps ngarkim), WiFi 802.11, Bluetooth 4.0 LE, USB 3.0. Trupi i celularit është një IP76 rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Madhësia e celularit është 142 x 72.5 x 8.1 mm dhe pesha 145 gram. Në SHBA, Galaxy S5 është në dispozicion në operatorët më të mëdha për $199.99 kur të blehet me dy vite kontratë. Operatori T-Mobile e ka në shitje celularin gjithashtu, me një çmim prej $660 për 24 muaj pagesë nga $27.5. Evropa pritet ta ketë në shitje celularin për 700 €.