Samsung Galaxy S5 debuton të hënën

Ka shumë interesim për Samsung’un e ri S5, dhe ky interesim nuk ka të bëjë vetëm më atë se S5 do të jetë modeli më i lakmuar në treg, por çka nëse nuk do të sjellë risi. Galaxy S5 do të debutojë të hënën, në ‘Mobile World Congres’ dhe do të shërbejë si pikë kthese…

Auto & Tek

21/02/2014 19:25

Ka shumë interesim për Samsung’un e ri S5, dhe ky interesim nuk ka të bëjë vetëm më atë se S5 do të jetë modeli më i lakmuar në treg, por çka nëse nuk do të sjellë risi.

Galaxy S5 do të debutojë të hënën, në ‘Mobile World Congres’ dhe do të shërbejë si pikë kthese për gjigantin korean, Samsung.

Pas kritikave ndaj modelit S4, Samsung synon të dëshmojë se ende ka çka t’i dhurojë botës. Kjo do të jetë vendimtare në atë se, a do të qëndrojë në majë të kodrës, apo do të fillojë ta humbasë kontrollin e saj si shitësi më i madh i celularëve në botë.

Galaxy S5 do ta japë përgjigje në shumë pyetje: A është Samsung inovatori më i mirë për ‘Hardware”? A ka ende hapësirë që të sillen risi në botën e celularëve?

A do të vazhdojë Samsung të punojë me sistemin operativ Android, apo do ta prezantojë një sistem të vetin? Tërë këto hamendje do të qartësohen të hënën, ku të gjithë sytë do të përqendrohen në drejtim të Samsung’ut.