Samsung Galaxy Note 5 do të ketë 4GB RAM

Samsung do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re të serive Galaxy Note. Sot është zbuluar një veçori e re e këtij telefoni inteligjent. Galaxy Note 5 thuhet se do të ketë 4GB RAM. Telefoni do të ketë procesorin Exynos 7422 SoC të Samsung-ut.

Auto & Tek

14/07/2015 10:43

Ai do të jetë telefoni i parë i kompanisë që kombinon procesorin me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me 4GB RAM, kartën grafike, hapësirë të brendshme dhe modemin Shannon 333 LTE në një paketë të vetme.

Pajisja e ardhshme e Samsung-ut do të vijë gjithashtu me ekran 5.67 inç Super AMOLED Quad HD, teknologjinë e furnizimit me energji me wireless me mbështetje për standardet WPC dhe PMA, si dhe lapsi digjital S Pen.

Duhet të theksojmë që pajisja do të ketë xham në anën e pasme, që do të thotë se bateria do të jetë e palëvizshme dhe nuk do të ketë vend për kartën microsD, ashtu si edhe Galaxy S6.

Galaxy Note 5 do të ofrohet në katër ngjyra: të bardhë, të zezë, ari dhe argjendi. Kompania mund ta prezantojë këtë telefon inteligjent në muajin gusht, për të shmangur konkurrencën nga iPhone-t e rinj që priten të prezantohen në muajin shtator. (krokodili.com)