Samsung Galaxy Note 4 mund të lansohet në shtator

Samsung Galaxy Note 4 tashmë është bërë gati të lansohet në shtator, tha Shefi ekzekutiv në Samsung, Lee Younhee, në një intervistë për gazetën Wall Street.

Auto & Tek

21/05/2014 22:36

Galaxy Note 4 thuhet se do të ketë një teknologji të re të ekranit – një ekran tre anësorë të quajtur \”Ekrani Youm\”. Gjithashtu ekrani i Note 4 do të jetë 5.7 inç, sikur Note 3.

Megjithatë, nëse Note 4 ka një teknologji të re të ekranit, atëherë ka mundësi që të mos jetë i pajisur me ekranin standard 5.7 inç dhe mund të ketë një ekran më të madh.

Galaxy Note 4 do të ketë një kamerë 20 megapiksel, kamera më e mirë që Samsung ka ofruar deri më tani. Pajisja do të jetë e qëndrueshme ndaj ujit dhe pluhurit, njëjtë si Galaxy s5.

Sistemi i njohjes së gishtrinjëve do të jetë i gatshëm edhe në këtë pajisje së bashku me sistemin për monitorimin e rrahjeve të zemrës. Ekrani i tij do të jetë me një rezolucion prej 1440 x 2560p në HD.

Note 4 do ketë një procesor rival me atë të Apple, një procesor 64 bit i cili është në iPhone-ët në treg tani.