Samsung Galaxy Note 4 është celulari më i mirë që mund ta keni

Nëse celularët me ekran të madh janë të mërzitshëm, Galaxy Note 4 nuk është aspak.

Auto & Tek

15/10/2014 20:56

Samsung Galaxy Note 4 (që kushton $299.99 me një kontratë nga AT&T, Verizon dhe Sprint, me pagesa mujore) nuk është vetëm një art i bukur i celularëve.

Ai është gjithashtu edhe celulari më i mirë që kompania e ka ndërtuar, bile më i mirë edhe se Galaxy S5, transmeton Lajmi.net.

Por, çfarë e bën Galaxy Note 4 aq të mirë? Është padyshim rezulucioni i ekranit të tij. Është hera e parë që Samsung ka përdorur një ekran Quad HD, duke nënkuptuar se ekrani ka një rezolucion prej 2,560 x 1,400 – që është më shumë se iPad dhe i njëjtë në rezolucion si iMac 27 inç.

Note 4 është njëri nga pak celularët që përmban stabilizuesin optik të imazhit (një veçori që është edhe në iPhone 6 Plus).

Përndryshe, lapsi i Note 4 është shumë identik me atë të Note 3 dhe punon saktësisht në të njejtën mënyrë gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Por, puna e mirë e këtij lapsi padyshim që mundësohet nga procesori Snapdragon 805.

Ajo çfarë është mahnitëse në këtë celularë është edhe kamera e tij, që është 16 megapiksel – më mirë se në modelet e mëparshme, falë stabilizuesit optik të imazheve.

Në përgjithësi, fotografitë duken shumë bukur, qoftë edhe në mjedise me dritë të dobët.

Njëra nga veçoritë që e dallon Note 4 nga S5 është rezistenca ndaj ujit, kështu që larja me të nuk do të jetë e mundur.