Samsung Galaxy Mega 2, gjigandi i celularëve

Madhësia ka rëndësi, posaqërisht kur është fjala për celularë. Versioni më i ri i Samsung, Galaxy Mega, i quajtur Mega 2, do të jetë celulari më i madh në formacionin e celularëve të Samsung.

Auto & Tek

01/06/2014 21:37

Celulari ka një ekran të madh 7 inç, përafërsisht sa një laps mesatar. Ky celular i fundit i modelit Mega do të jetë celulari më i madh Android që ne njohim.

Përderisa nuk dihet se cili operator do ta mbështesë celularin e ri, Android Central thotë se Mega 2 do të mund të kontraktohet me AT&T, pasi që me këtë operator kishin pasur kontrata edhe celularët e më hershëm të Samsung.

Nuk është bërë ende e ditur se a do të lansohet celulari së pari në SHBA apo vetëm në Azi.

Përderisa çmimi i celularit nuk është zbuluar ende, Mega origjinal kushton $499 pa kontratë, në krahasim me iPhone 5S i cili kushton $649 me kontratë.

Karakteristika të tjera të përfshira në këtë celularë nuk janë bërë të ditura ende nga Samsung.