Samsung Galaxy Alpha lansohet zyrtarisht

Samsung me modelin e ri Alpha siç duket e ka mundur kompaninë Apple. Ky model që i ngjan iPhone 6 në pamje dhe performanca, tani është në dispozicion për tu blerë.

Auto & Tek

29/09/2014 17:46

Samsung Galaxy Alpha vepron përmes sistemit Android 4.4.4 KitKat dhe ka një ekran 4.7 inç në rezolucion HD me 720×1280 piksel.

Super-ekrani i celularit është shumë i ngjashëm me atë që është përdorur në Galaxy S3, por vetëm që është më i hollë, transmeton Lajmi.net.

Celulari është i hollë në vetëm 6.7mm dhe peshon 115 gram, që është më i miri në këtë kategori.

Ka një procesor quad-core me 1.8GHz dhe një tjetër procesor quad-core 1.3GHz. Celulari përmban 2GB RAM dhe 32GB hapsirë interne për ruajtjen e të dhënave, dhe nuk mund t’i vendoset ndonjë SD kartë, transmeton Lajmi.net.

I gjithë ky celularë punon përmes një baterie 1,860 mAh, që është pak më e dobët se ajo që celularët rival janë duke ofruar.

Celulari përfshin një skanues të shenjave të gishtrinjëve dhe ka një mbulesë mbrapa që mund t’i hiqet. Kamera mund të bëjë video në UHD 4K në 30 korniza për sekond.

Kamerat përfshijnë një mbrapa prej 12MP dhe një para prej 2.1MP.

Galaxy Alpha ka një dizajn prej metali që duket se është inspiruar nga iPhone.

Celulari do të jetë i gatshëm në dizajn të zi, të bardhë, ari,  argjendtë dhe disa opsione prej ngjyrës së kaltër.