Samsung është duke punuar në një celular me ekran 11K

Në pesë vitet e ardhshme, ne të gjithë do të qeshim me celularët tanë me rezolucion të dobët. Kjo për shkak se në këto vitet e ardhshme, ekranet e celularëve pritet që të pësojnë një ndryshim të madh, për të mirë.

Auto & Tek

11/07/2015 13:28

Sipas ET News, Samsung është duke krijuar një ekran me “super-rezolucion” 11K, me densitet të çmendur të pikselëve prej 2,250ppi (piksel për inç).

Bazuar në aspektin 16:9, një ekran 11K me këtë densitet të pikselëve do të kishte një madhësi prej 5.74 inç, me një rezolucion prej 11,264 x 6,336, transmeton Lajmi.net.

Ekrani raportohet gjithashtu se do të shfaqë përmbajtje edhe në 3D. “Për shkak që një ekran 11K i cili është në gjendje që të shfaqë ngjyrat në detaje, ai është në gjendje që të shfaqë edhe efektin 3D,” thuhet në raport.

Sipas raportimeve, krijimi i këtij ekrani filloi më 1 qershor, transmeton Lajmi.net. Samsung pritet që ta shfaqë prototipin e këtij ekrani për publikun gjatë vitit 2018.