Samsung do të prodhojë çipin A9 për iPhone 7

Muajin e kaluar, spekulohej se një procesor i Samsung do ta fuqizojë orën e ardhshme të Apple, por tani Recode raporton se kompania do të prodhojë gjithashtu çipin A9 për gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Auto & Tek

05/02/2015 16:04

Çipi A8 i përdorur për iPhone 6 dhe 6 Plus ishte prodhuar nga Samsung në bashkëpunim me TSMC. Marrëveshja ishte bërë pasi kishte raportime se Apple dëshironte të ulte varësinë e saj në Samsung për shkak të betejave të shumta ligjore.

Përderisa prodhuesi i iPhone shpresonte që të bashkëpunonte më tepër me TSMC, kompania tani i është kthyer Samsung-ut, për shkak që kjo kompani është teknologjikisht përpara të gjithë prodhuesve të procesorëve, transmeton Lajmi.net.

Ka gjithashtu raportime të fundit të cilat thonë se Samsung ka vendosur që “të lë në baltë” procesorin Snapdragon 810 të Qualcomm, në favor të çipit të vet Exynos për gjeneratën e ardhshme të familjes së celularëve Galaxy S.