Samsung do të lansojë Galaxy Tab S

Deri më tani Samsung ka lansuar tableta të shumta këtë vit, prej tabletës Galaxy Tab Pro e deri tek Galaxy Tab 4 me opsione dhe çmime të ndryshme. Samsung duket se është duke përgatitur një tabletë të re të quajtur Galaxy Tab S, me dy variante të ekranit, 8.4 dhe 10.5 inç.

Auto & Tek

06/05/2014 19:38

Pikat unike të shitjes për këtë tabletë të re do të përfshijnë një ekran super të hollë me një rezolucion të lartë prej 2560 x 1600, që do të bëjë që kjo tabletë të jetë ngjashëm në çmim me modelin Galaxy Tab 7.7.

Sipas SamMobile, pajisja do të vijë me dy versione të ekranit, 8.4 dhe 10.5 inç me opsione LTE të gatshme për të dyja ekranet. Me numrat model SM-T700 për ekranin 8.4 inç dhe SM-T800 për ekranin 10.5 inç, duket se këto pajisje do të pëlqehen shumë nga përdoruesit e tabletëve.

Pajisjet do të jenë të pajisura me një procesor 5420 octa-core 1.9 Ghz me 3GB të memories internte në të. Një kamerë para me 8 mega-piksell do të jetë e vendosur në pajisje dhe gjithashtu në Android 4.4.2 Kitkat me rregullimet e veta të Samsung për Android.

Përveç punës së madhe të bërë në ekranet e tyre, këto tableta me sa duket do të jenë me një sensorë për gjurmët e gishtave, ashtu si në Galaxy S5.

Është thënë se dizajni i tabletëve do t\’i ngjajë Galaxy Tab 4, por do të jetë me një pamje më të pastër dhe më pak të dukshme.