Samsung dhe LG do të prodhojnë bateri të avancuara për celularë

Kompanitë teknologjike koreane - Samsung dhe LG, kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë për të krijuar disa bateri të reja të avancuara për celularë, të cilat, do të rrisin jetëgjatësinë e baterive ri-mbushëse në celularë.

Auto & Tek

29/06/2015 18:50

Instituti i Teknologjisë së Avancuar i Samsung ka krijuar tashmë disa materiale të cilat do të mund të dyfishonin kapacitetin e baterive litium-jon.

Divizioni kimik i LG, LG Chem, ndërkohë, zbuloi një bateri gjashtëkëndore e cila do të përmbajë fuqi shtesë në pajisje të vogla, të tilla si celularë dhe ora të mençura, transmeton Lajmi.net.

Teknologjia e Samsung do të përdorë material të katodave të silicit, të koduar me grafen të kristaltë, për të prodhuar kështu bateri me kapacitet dy herë më të lartë se versionet e tanishme me litium-jon.

Një studim i publikuar në revistën ndërkombëtare të shkencës ‘Natyra’ tha se kjo teknologji e re pritet të rrisë performancën e pajisjeve mobile dhe automjeteve elektrike.

Nëse kjo arrihet të bëhet, bateritë e celularëve do të jenë më të fuqishme dhe me jetëgjatësi më të madhe.