Samsung bashkëpunon me Swarovski

Samsung dhe Swarovski kanë nënshkruar një marrëveshje për të bashkëpunuar në krijimin e disa aksesorëve të veçantë për pajisjet e kompanisë koreane.

Auto & Tek

08/09/2014 19:29

Pajisjet e para të cilat do të pajisjen me gur të çmuar Svarovski janë ora inteligjente Gear S me sistemin operativ Tizen dhe telefoni inteligjent Galaxy Note 4. Këto dy pajisje të Samsung do të jenë të futura në ar dhe argjend, dhe do të zbukurohen me gurët e çmuar Swarovski, transmeton Lajmi.net.

Gurët e çmuar Svarovski duken shumë bukur tek ora inteligjente Gear S, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për telefonin Galaxy Note 4. Me vendosjen e këtyre gurëve të çmuar ky telefon bëhet shumë i trashë dhe peshon shumë, nuk duket mirë kur e mban në dorë. Ndërsa tek ora Gear S gurët janë vendosur shumë mirë, duke e bërë këtë orë një aksesor të veçantë me ekran 2 inç.

Samsung do të nxjerrë në treg orën Gear S me gurë të çmuar Svarovski së bashku me versionin origjinal në muajin tetor, ndërsa për telefonin Galaxy Note 4 nuk dihet se kur do të dalë në treg dhe çfarë çmimi do të ketë.