Sampaoli tregon nëse do të jetë trajner i Barcelonës

Jorge Sampaoli ka komentuar spekulimet rreth emërimit në postin e trajnerit të Barcelonës.

Sport

18/02/2017 09:45

Jorge Sampaoli ka mohuar spekulimet rreth emërimit në postin e trajnerit të Barcelonës.

Strategu i Sevillas është përmendur si kandidat për pasardhës të Luis Enriques i cili është nën presion pas humbjes 4:0 nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Por, Sampaoli ka kërkuar respekt për kolegun e tij. “Janë vetëm spekulime të mediave, që janë pak egoist”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk mund të vlerësohet dikush si Luis Enrique në një ndeshje, sepse ka bërë shumë gjëra për ekipin. Posti i tij do të jetë i lirë kur të vendos ai”, theksoi Sampaoli. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.