Sampaoli rrëfehet për herë të parë: Ja sa e vështirë është ta stërvitesh Messin

Jorge Sampaoli ka vendosur të shfaqet për herë të parë në media pas dështimit në Kupën e Botës.

Sport

09/10/2018 17:04

Trajneri 58 vjeçar nuk arriti të shkonte më shumë se në 1/16 e finales së Kupës së Botës, duke u mundur nga Franca, që në fund fitoi trofeun në Kupën e Botës të organizuar në Rusi.

Gjatë një interviste të dhënë për ‘Marca’, Sampaoli ka rrëfyer se çfarë do të thotë të stërvitesh Lionel Messin, pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili vazhdon të mbetet i opsesionuar për një trofe të Kupës së Botës, pas shumë sukseseve me Barcelonën.

“Duke pasur më të mirin në botë në skuadrën tuaj detyroheni të arrini maksimumin”, është përgjigjur Sampaoli në pyetjen e ‘Marca’ se sa është e vështirë ta stërvitesh Messin.

“Është e mahnitshme të shohësh atë aq të angazhuar, e duke vuajtur kur nuk fitonim”./Lajmi.net/