Sampaoli: Ky është fajtori i turpërimit nga Spanja

Jorge Sampaoli ka analizuar humbjen e Argjentinës nga Spanja.

Sport

28/03/2018 09:22

Futbolli argjentinas pësoi një tronditje në Wanda Metopolitana pa Lionel Messin, u dorëzuan pa kushte përballë magjisë së Iscos me shokë, të cilët i turëruan plot 6-1.

Por pas ndeshjes faji nuk ka qenë i lojtarëve por i vetë teknikut, këtë e ka pranuar dhe vetë argjentinasi i cili ka thënë:

“E marr fajin për golat, mos i fajësoni lojtarët”.

“Diferenca në këtë ndeshje nuk ishte e madhe sa rezultati. Duhet të mësojmë nga kjo. Nuk duhet të ndodh në Kampionatin Botëor’

“Messi është stërvitur me ne, por u ndje i lodhur dhe nuk mundi të luajë”.

“Ai ishte me grupin gjatë të gjithë kohës, pasi është shuam i përfshirë për Kampionatin Botëror”.

“Ai u ka qëndruar afër djemve të kombëtares, duke i ndihmuar të rritën në lojë”, ka deklaruar trajneri argjentinas.