Samiti i NATO-s gjatë tetorit mbahet në Kosovë?

Për herë të parë Shqipëria do të jetë nikoqire e një Samiti të NATO-s. Nesër në Tiranë fillon Samiti treditor i aleancës ushtarake veritatlantike.

Lajme

27/05/2016 13:26

Në të do të marrin pjesë 260 persona nga 28 vendet anëtare të NATO-s, duke filluar nga Amerika e Veriut dhe deri në Evropë. Po ashtu do të marrin pjesë dhe delegatë të vendeve partnere, teksa do të prezantohen dhe raportet për çështjet që do të diskutohen, njofton Klan Kosova.

Sa u takon temave të diskutimit ato do të jenë disa. Fokusi kryesor do të jetë siguria globale dhe në Ballkan.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit.

Haliti ka disa vite që e drejton delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku shpeshherë është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2014 ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Klan Kosova mëson se në muajin tetor NATO do ta organizojë një Samit edhe në Kosovë.