Samir Ujkani i kënaqur me fitoren e Kosovës

Samir Ujkani, kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e arritur ndaj Maltës.

Sport

17/11/2018 20:22

Gjithashtu, gardiani i portës së “Dardanëve” është i lumtur edhe me faktin që porta mbeti e pa prekur.

“Jam krenar me rezultatin që arritëm. Nuk ishte e lehtë të fitonim 5:0. Nuk ishim në top-formë pasi kemi disa gjëra për të përmirësuar. Megjithatë jam i kënaqur me tre pikët dhe me rezultatin” ka thënë Ujkani për “Supersport”, transmeton lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme që nuk pësova gol. Kjo ndihmon edhe në atmosferën brenda grupit. Kemi përpara ndeshjen me Azerbajxhanin që do të jetë ndeshje shumë me rëndësi. Presim që do të kemi sukses në stadiumin tonë”, ka përfunduar Ujkani.

Duket se lojtarë që tani kanë sytë kah Azerbajxhani dhe janë të motivuar. /Lajmi.net/