Samir Sahiti: Nëse Prishtina shpallet kampione, unë pensionohem nga futbolli – Lajmi.net
Samir Sahiti: Nëse Prishtina shpallet kampione, unë pensionohem nga futbolli
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSportSporti Vendor 22:17, 11 March 2017
Samir Sahiti shpërthen pas humbjes së Trepçës nga Prishtina. Mitrovicasi e vlerëson si të turpshme fitoren e prishtinasve në “Adem Jashari”, e cila sipas tij u arrit me ndihmën e gjyqtarëve.

Në një prononcim për gazetën, Sahiti thotë që Federata e Futbollit të Kosovës duhet ta përsëritë ndeshjen, derisa nuk heziton ta nënçmojë Prishtinën.

“Nëse kjo Prishtinë shpallet kampione këtë sezon, unë do të pensionohem nga futbolli. I dominuam për 95 minuta. Nëse do t’i kishim paratë që i kanë ata, ne do të ishim 10 pikë larg vendit të dytë”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.

“Federata e Futbollit të Kosovës duhet ta përsëritë këtë ndeshje. Ata s’duhet të lejojnë gjyqtarët që të luajnë me djersën tonë. Kush është Prishtina që nuk duhet të humb? Këtë fitore na morën gjyqtarët, andaj ndeshja duhet të përsëritet”, shtoi Sahiti.

Prishtina mundi Trepçën 2:1, falë dy golave të shënuara në minutat shtesë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool