Sami Lushtaku i përgjigjet Nuredin Lushtakut: S’ka kush që m’i kthen vendimet prapa

Tash e disa ditë në PDK-në e Skenderaj po vazhdon të ketë përplasje deklaratash mes kryetarit të Degës, Sami Lushtaku dhe disa anëtarëve të kryesisë, që po dalin kundër vendimit të tij për shkarkimin e Bekim Haxhiut dhe shtatë anëtarëve të kryesisë.

Lajme

27/01/2018 12:11

I fundit është Nuredin Lushtaku, anëtar i kryesisë së PDK-së në Skenderaj, i cili thotë se vendimi i Sami Lushtaku për shkarkimin e ‘Kamishit’ dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë është i pavlefshëm dhe përçarës.

Lexo edhe:

Thellohet përçarja në PDK-në e Skenderajt, Nuredin Lushtaku del kundër Sami Lushtakut

Pas kësaj deklarate lajmi.net ka kontaktuar me Sami Lushtakun, për të pyetur se a po thellohet përçarja në PDK-në e Drenicës dhe si e komenton deklaratën e Nuredin Lushtakut.

“Në Drenicë dhe në Degën e Partisë Demokratike në Skenderaj nuk ka përçarje. Ajo që ka ndodhë e dini edhe ju edhe opinioni publik, unë e kam bërë një përjashtim nga Partia Demokratike edhe kaq”, ka thënë ai në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë degë të PDK-së.

Megjithëkëtë, Lushtaku vazhdon të mohoj se ka persona që kanë dalë kundër tij, “Jo, jo askush nuk ka dalë kundër meje”, ani pse një gjë të tillë hapur e kanë bërë Haxhiu e Lushtaku, por edhe disa nëndegë të PDK-së në Skenderaj ku përmes një peticioni kërkohet tërheqja e vendimit kryetarit të degës për shkarkimet në fjalë. Përkundër kësaj, Lushtaku insiston të mbaj po atë qëndrim dhe thotë se nihet si ‘burrë i fjalës’ andaj nuk ka kthim prapa.

Lexo edhe:

Sami Lushtaku e quan zagar Bekim Haxhiun, tregon çfarë po ndodhë në PDK-në e Skenderajt

“Vendimi jem është vendim i arsyeshëm edhe i bazuar në statusin e Partisë Demokratike edhe vendimet e mija nuk ka kush që i kthen prapa edhe s’kam çka me shtu më shumë”, tha ndër tjera Lushtaku.

E duke këmbëngulur se nuk ka përçarje në parti, Lushtaku thotë se Partia Demokratike e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e unifikuar.

“Unë jam vazhdimisht në kryesi edhe në Skenderaj jam vazhdimisht edhe as nuk shohë përçarje edhe nuk shohë tendenca për përçarje, bile kurrë ma e unifikuar nuk ka qenë partia se sot.

Të martën Haxhiu i tha lajmi.net se vendim nga ana e Lushtakut ka ardhur pasi dëshiron që në krye të degës së PDK-së në Skenderaj, ta zgjedh djalin e tij, Mergimin, mirëpo një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga vet Lushtaku. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Haxhiu thotë se Lushtaku synon ta sjell djalin e tij në krye të PDK-së në Skenderaj