Sami Lushtaku deklarohet rreth dëshmisë për rastin “veteranët”

Lajmi.net, dje  (e mërkurë) ka shkëputur një pjesë të aktakuzës 900 faqëshe që Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të akuzuarve për rastin “Veteranët”.

Lajme

20/09/2018 20:25

Kjo pjesë e shkëputur e aktakuzës ishte dëshmia e Sami Lushtakut, ku deklaronte se Zona Operative e Drenicës kishte 5 mijë ushtar e jo 7 mijë sa ishin bërë veteranë.

Lexo edhe:

Zona e Drenicës ka pasur 5 mijë e jo 7 mijë ushtarë. Dëshmia e Sami Lushtakut për rastin ‘Veteranët’

Ish-komandnati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, ka folur edhe për radiotelevizionin publik rreth kësaj çështje.

Lushtaku, beson se në listën e publikuar me veteran të rrejshëm, ka edhe prej atyre që kanë marrë pjesë në luftë, fakt ky për të cilin ai shprehu keqardhje.

“Ka plotë që s’janë veteranë në këto lista që u publikuan, por ka pasur edhe prej atyre që janë veteran dhe kur e kanë parë vetën në ato lista më të vërtetë janë shokuar”, tha Lushtaku.

Ndonëse nuk ishte i gatshëm të saktësonte numrin e pjesëmarrësve në luftë në Zonën e Drenicës, Lushtaku thotë se kanë qenë më pak se sa figurojnë në listat e kategorisë së veteranëve.

“E di që me një intervistë time pak para përfundimit të luftës kam deklaruar se diku rreth 5 mijë ushtarë kanë qenë”, tha ai.

Në një aktakuzë të publikuar në media, dyshohet se janë rreth 20 mijë persona që kanë manipuluar me listat e veteranëve.

Pjesë e të akuzuarve sipas aktakuzës që ka lënë gati ish-prokurori, është edhe Nuredin Lushtaku, i cili për një kohë e kishte zëvendësuar si komandant Sami Lushtakun në Zonën e Drenicës. /Lajmi.net/