Sami Kurteshi e Albin Kurti ua tregojnë hoxhollarëve prioritetet për Gjilanin

Gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti dhe kandidati i VV-së për të parin e Gjilanit, Sami Kurteshi janë takuar me hoxhollarë.

Lajme

10/11/2017 12:39

Kurteshi e ka vlerësuar Gjilanin si një qytet që shquhet për bashkëjetesë ndërfetare.

“Dje, bashkë me Albinin patëm kënaqësinë të takonim disa hoxhallarë nga Gjilani para të cilëve folëm për prioritetet tona për Gjilanin. Gjilani sikur e gjithë Kosova shquhet për bashkjetesë të shkëlqyer ndërfetare e angazhim të përbashkët kombëtar mu sikur vepra e Mulla Idriz Gjilanit”, ka thënë Kurteshi.

Sami Kurteshi në balotazh do ta ketë përballë Lutfi Hazirin e LDK-së. /Lajmi.net/