Samanta publikon videoklipin e ri (VIDEO)

Samanta Karavella ekzotike në videoklipin e këngës 'Asnjo si un'.

ShowBiz

18/11/2015 20:49

Me një këngë ritmike vjen edhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella.

Ajo ka publikuar me videoklip këngën ‘Asnjë si un’, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ajo me reperin Lyrical Son, transmeton lajmi.net.

Në videoklip shohim një Samantë seksi dhe ekzotike ndërsa ai është punuar nga Max Production, nën menaxhimin e të cilëve është vetë këngëtarja./lajmi.net

YouTube player